9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ekstradimi i vrasësit të taksistit nga Korea: Një shpresë e re për drejtësi për familjen e viktimës

Ekstradimi në Shqipëri i Ervin Shahinit, vrasësit të taksistit Xhemal Alite në vitin 1995, ka përforcuar besimin në drejtësi për familjen e të ndjerit.

Pas gati 20 vitesh, ata po shohin përballë tyre një moment drejtësie për ekzekutimin e njeriut të dashur.

Rozeta Alite, vajza e taksistit të ndjerë, ka reaguar pas lajmit të kapjes dhe ekstradimit të autorit nga Koreja e Jugut, ku kishte fshirë prej më shumë se dy dekadash.

“Pershendetje Zoti Minister Taulant Balla,

Uroj te jeni mire. Do doja tju falenderoja nga zemra per punen e palodhur qe beni cdo dite ne Shqiperi. Une jam vajza e Xhemali Alite qe eshte vrare ne Gusht, 1995 nga Ervin Shahini. Kapja dhe ekstradimi i ketij krimineli dhe kthimi ne Shqiperi me ka kthyer besimin ne drejtesi. Une i kisha humbur shpresat se do kishte drejtesi per vdekjen e babait tim.

Babai im eshte vrare ne menyre barbare nga Ervin Shahini dhe i eshte mare taksia ne Gusht te 1995. Vdekja e babit tim, na ndryshoi jeten mua, mamase time dhe motres time. Un jetoj prej 20 viteve ne Amerike dhe nuk kam dashur kurre te kthehem sepse nuk besoja me ne drejtesine e shtetit Shqiptar. Ate qe keni bere ju te ktheni nje kriminel ne Shqiperi pas 29 viteve nuk e beri asnje qe ka qene ne ate pushtet dhe karrige.

Ju falenderoj me gjithe zemer ju dhe policin e shtetit ne emer te familjes time per punen e palodhur qe beni cdo dite dhe per drejtesine qe vendosni ne Shqiperi. Ju jam mirejohese gjithe jeten une dhe familja ime! Me respekt per ju dhe punen tuaj”, shkroi ajo në reagimin e saj.

Në një koment në profilin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ajo shprehet se ndalimi i vrasësit të atit e ka kthyer besimin te drejtësia, i cili ishte humbur për shumë vite.

Ajo shpreh falënderimin e saj për përpjekjet e policisë dhe drejtësisë në Shqipëri dhe shpreh mënyrën se si vdekja e babait të saj ka ndryshuar jetën e tyre për shumë vite.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...