14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Projekti për sigurinë rrugore/ Balla : 200 km e para të rrugëve kryesore të vendit të monitoruara

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një aktivitet të titulluar “Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta,” deklaroi se shumë shpejt do të implementohet një sistem monitorimi për 200 kilometra të para të rrugëve kryesore të vendit, duke përdorur kamera dhe radarë. Kjo përmirësim synon të rrisë sigurinë në rrugë, duke filluar me zonat më të frekuentuara.

Shumë shpejt do të kemi të mundur 200 km e para të rrugëve kryesore të vendit të monitoruara kryesisht me kamera e radarë.’ E deklaroi ministri i Brendshëm Taulant Balla në një aktivitet të titulluar Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta

Kush është synimi? Këta 200 km janë më të frekuentuarat. Të mos kemi postblloqet që në shumë raste nuk janë gjëja më e mirë. Krahasuar me standardet europiane tregon mungesë të zhvillimit.
Jemi duke diskutuar me partner për të siguruar financimin e një projekti të madh pajisje me kamera të 19 qyteteve më të mëdha të vendit, si fazë e parë me një focus të vecantë rrugët dhe rrugicat në shkollë. Dikush mund ta quajë Big Brother të madh por për mua dhe kryeministrin Rama është dimension i rëndësishëm i garantimit të sigurisë që bashkëshoqërohet me mirëadministrim të forcës policore për të shkuar në një nivel tjetër, atë të largimit të policisë nga rrugët. Për ta zëvendësuar rolin e policisë nga kamerat e radarët që garantojnë nivel më të lartë sigurie” tha Balla.

Balla shpjegoi se ky projekt është pjesë e një nismë më të gjerë për të siguruar sigurinë në rrugë dhe në ambiente shkollore, duke përdorur teknologjinë për të zvogëluar praninë e policisë në rrugë. Synimi është të ndërtohet një sistem efikas për monitorimin e rrugëve që shkojnë në shkolla, duke vendosur kamera për të siguruar qëndrueshmëri dhe siguri të lartë për nxënësit.

Gjithashtu, ministri njoftoi se po punohet për gjetjen e financimit nga donatorët e huaj për projektin. Përveç kësaj, Ministria e Brendshme ka në plan të mbyllë çdo biznes që shet produkte të rrezikshme për fëmijët në afërsi të shkollave, për të garantuar një ambient të sigurt për arsimimin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...