25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shefi i IT në Policinë e Shtetit, lihet në arrest shtëpie pas hetimit për ndërhyrje në sistemin TIMS

Sot, Ervin Muça, shefi i IT në Policinë e Shtetit, ka dalë para gjykatës dhe është lënë në arrest shtëpie në lidhje me dyshimet e ndërhyrjes në sistemin TIMS. Ai ka rikonfirmuar se ka kryer vetëm detyrën dhe nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Spekulimet mediatike janë të pavlera. Gjykata do të vërtetojë këtë. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë, të gjitha janë në përputhje me procedurat. Deklaroj veten si i pafajshëm. Le të vendosë drejtësia”, tha Muça.

Nga hetimi i prokurorisë së kryeqytetit është konfirmuar se ndryshimi i fundit në TIMS ndodhi më 3 gusht në orën 1:49 pas mesnate. Pesë persona, përfshirë drejtorin e pezulluar Ervin Muça, janë nën hetim për ekstraktimin e të dhënave nga TIMS-i. Ndërkohë, SPAK ka vërtetuar se veprimi mund të kishte rrezikuar sigurinë e serverave.

Prokuroria ka pyetur gjashtë persona dhe ka konstatuar skedarë të eksportuar nga databazi i serverit në “hard diskun” e sekuestruar. Çështja vijon të hetohet për të zbuluar plotësisht rrethanat e ndërhyrjes në sistemin TIMS.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...