25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë

Policia ka ndërhyrë në një grup kriminal që ofronte ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit për emigrantë nga vendet e treta, duke arrestuar 24 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, duke përfshirë edhe policë. Ndërhyrja erdhi pas një hetimi disamujor për trafikimin e emigrantëve, me kontrata pune false.

Operacioni për ekzekutimin e urdhër-arresteve u shtri në disa qytete të vendit, duke sekuestruar një sasi të madhe para cash, automjete, armë, pajisje kompjuterike dhe telefona celularë.

Hetimet tregojnë se emigrantët paguanin 5000 Euro për një kontratë pune false, e cila u lejonte të aplikojnë për vizë në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit. Gjatë hetimit, u zbulua se 26 persona, përfshirë punonjësit e policisë, kishin rol në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni i policisë shërbëri edhe për pastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit nga elementët kriminalë. Gjatë aksionit, u angazhuan forca të mëdha policie dhe resurse për hetimin e grupit kriminal.

Ky operacion shërbeu si dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër trafikimit të emigrantëve dhe aktiviteteve kriminale të tjera. Sekuestrimet e kryera gjatë operacionit janë dëshmi e përpjekjeve të autoriteteve për të goditur aktivitetet kriminale dhe për të parandaluar trafikimin e emigrantëve.

Policët në hetim dhe të arrestuar
1- Komisar Altin Hasani, Specialist per Sektorin per te Huajt ne Departamentin per Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH – I arrestuar
2- Komisar Edmond Barha shef seksioni per migracionin e parregullt ne Drejtorine per Kufirin dhe Migracionin Tirane – I arrestuar
3- Inspektor Ariel Hoxha punonjes policie ne Kom Pol Kufitare Rinas – me mase sigurie arrest ne shtepi.
4- Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas Detyrim me paraqitje
5- – Endri Seiti
6- Luan Tafalla,
7- Endrit Ismailaj,
8- Arnol Shpata,
9- Xhuljeta Çopa,
10- Artur Mata,
11- Antonio Specchio,
12- Artan Sulaj,
13- Luan Sulaj,
14- Shkelzen Matmuja (Bokciu),
15- Bukurosh Muja,
16 – Lulzim Lami,
17- Tome Preka,
18- Xhulio Krasniqi,
19- Edmond Baklli,
20 – Iglan Alliçi,
21- Emmanuel Ella

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...