33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Durrës, një prej të arrestuarve ish-kandidat i PS-së

Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim për akuzat e tjetërsimit të dokumenteve të një prone me sipërfaqe 448,000 metra katrorë në lagjen nr. 15 të Durrësit.

Ndër personat që janë arrestuar është Ardit Kërtusha, 33-vjeçari i cili ishte kandidat i Partisë Socialiste në Durrës në vitin 2020. Ai më pas u tërhoq nga garat.

Kërtusha më vonë u bashkua publikisht me Lulzim Bashën, kryetarin aktual të Partisë Demokratike. Në maj të vitit 2022, ai u shpëtoi një atentati në një lokal në Durrës.

Së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z., të dy të cilët janë në kërkim, dyshohet se Kërtusha ka përdorur pozitat e tij në ASHK Durrës për tjetërsimin e pasurisë së paligjshme.

Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.’- njofton prokuroria.

Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Kërtushën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...