Në verën e vitit 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përgatitet për të pritur për herë të parë udhëtimet transoqeanike.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur këtë lajm.
Në kantier vazhdojnë punimet për zgjerimin e pistës, terminalit dhe krijimin e vendqëndrimeve të reja, për të akomoduar avionët që vijnë nga përtej Atlantikut.