28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Video/ Momenti i arrestimit të Armando Ndreca,vëllai i deputetit socialist,i akuzuar për stanin me kanabis

Armando Ndreca, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër dhe vëllai i deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca, është ndaluar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ndërkohë, vëllai i tij, Armel Nikdukaj, dhe shoku i tij Elvis Shpellzai janë arrestuar në flagrancë për të njëjtën veprimtari në pyjet e Kashnjetit. Policia ka sekuestruar një sërë materiale, duke përfshirë bimë narkotike, llamba, dhe pajisje të tjera.

Hetuesit bëjnë të ditur se telefonatat e tyre janë nën përgjim, duke lidhur Armando Ndreca me këtë aktivitet kriminal, megjithatë roli i tij nuk është ende i qartë. Armando Ndreca deklaron se nuk ka lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndreca, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe shoku i tij Elvis Shpellzai 28 vjeç. Si Nikdukaj ashtu dhe Shpellzai u kapën në stanin që kishin përshtatur në shtëpi bari. Këto janë pamjet që publikon policia nga operacioni “Imazhi 1” ku shihen bimët narkotike dhe llampat që shërbenin për rritjen e tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se oficerët e antidrogës kanë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dy kultivuesit e kanabisit. Po kështu telefonat e tyre kanë qenë në përgjim, ku Armel Nikdukaj ka folur me kunatin e tij Armando Ndreca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...