20.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Video/ Tragjedi në Sidnei: Sulmi me thikë shkakton vdekjen e 6 personave në qendër tregtare

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Sidnein në Australi, ku të paktën 6 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në periferinë lindore. Mes viktimave përfshihet edhe ekzekutuesi i sulmit.

Tetë persona u plagosën në këtë sulm, përfshirë një nënë dhe djalin e saj të vogël, i cili është vetëm 9 muajsh.

Sulmuesi u vra nga forcat e policisë, pasi ai drejtoi thikën drejt tyre. Hetimet paraprake sugjerojnë se ai ka vepruar vetëm në këtë akt të dhunshëm.

Pamjet e tmerrshme tregojnë një burrë që lëviz në qendër tregtare Bondi Junction Westfield në Sidnei me një thikë në dorë, duke shkaktuar panik dhe frikë tek të pranishmit. Njerëzit që ndodheshin aty kanë përjetuar momente të tmerrshme dhe kanë përpiqur të dalin sa më shpejt nga qendra për të shmangur rrezikun.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT