10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Diskutimi në PodKastin “Flasim” /Transformimi digjital dhe roli i Inteligjencës Artificiale në Prokurimet Publike:

Episodi i 12-të të sezonit të tretë të PodKastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama u fokusua në inovacionin, teknologjinë dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Denisa Kele, pedagoge, dhe Kushtrim Shala, konsulent inovacioni, drejtues i Shoqatës Kombëtare të Teknologjisë, ishin të ftuarit në këtë diskutim.

Kryeministri u përqendrua në temën e “Botës tjetër”, duke nënvizuar përfitimet që Shqipëria mund të ketë nga përdorimi i inteligjencës artificiale. Ai prezantoi planin për të digitalizuar tërësisht procesin e prokurimeve publike, duke përfshirë vlerësimin automatik të ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit. Kjo, sipas tij, do të neutralizojë rrezikun e korrupsionit dhe do të bëjë procesin transparent dhe të lexueshëm.

Denisa Kele shprehu besimin se Shqipëria ka kapacitetet për të kthyer veten në një shtet teknologjik, duke nënvizuar nevojën për të qenë më miqësorë ndaj teknologjisë.

Ndërkaq, Kushtrim Shala theksoi rëndësinë e promovimit të talenteve të reja dhe zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për inovacionin.
‘Prokurimet që janë një problem që burojnë plot pasoja dhe nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Bëjmë mijëra prokurime në vit dhe janë dhjetëra mijëra anëtar komisionesh, njerëz persona që duhet të marrin pjesë. Të gjithë këta njerëz duhet të disponojnë dijen e nevojshme ligjore për atë gjë që po bëjnë. Nuk mundet dot ata njerëz që futen në ata procedura janë njerëz që bëjnë punë tjetër por futen në të procedurë.

Me modelin Inteligjencës Artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelibi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm. Tashmë ato të gjitha qindra mijëra veprime që duhet të bëjnë në këtë proces i bën algoritmi.

Nuk është vetëm kjo plot gjëra të tjera janë të mundura dhe po punojmë në disa drejtime që të përdorim Inteligjencën Artficiale dhe për ti dhënë vetes mundësia që nuk do të mund t’i imagjinonim.’- tha Rama.

Ndërkohë për pedagogen Denisa Kele Shqipëria ka të gjitha kapacitetet që të kthehet në një shtet teknologjik.

“Kemi mundësinë të jemi një vend më ‘tecno friendly’, e kemi kemi mundësinë për të pasur burimet njerëzore, për të qenë një shtet dixhital. Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik, i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të qenë”, tha ajo.

Ndërsa për drejtuesin e Shoqatës Kombëtare të Teknologjisë, Kushtrim Shala është e rëndësishme promovimi i talenteve të reja.

“Ne kemi ndërtuar edhe një qendër laboratorike të inovacionit që targeton fëmijët e moshës 9-15 vjeç që të rrisnim sadopak konkurrencën rajonale për këtë garë inovacioni. Sot jemi në një mozaik aktivitetesh që mbështesin start up-et dhe të rinjtë”, tha ai..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...