30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rotacioni i Ambasadorëve të BE-së: Ndryshime në Ballkanin Perëndimor

Në një lëvizje të madhe diplomatike, Bashkimi Evropian po bën rotacionin e madh të ambasadorëve të tij nëpër botë. Listën e emrimeve, të cilat tashmë janë të njohura, ua ka dërguar vendeve anëtare Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, nën emrin e Kryediplomati Josep Borrell.

Në listën e re të emrimeve, bëjnë pjesë edhe ndryshime të rëndësishme në postet që kanë të bëjnë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lehtësuesi aktual i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është emëruar nga Borrell si ambasador i BE-së në Zvicër, duke lënë një pozitë të hapur në dialogun mes dy vendeve ballkanike.

Në kuadër të kësaj lëvizjeje, diplomati italian Luigi Soreca, që ka përvojë si ambasador i BE-së në Shqipëri, do të marrë drejtimin e delegacionit të BE-së në Sarajevë, ndërsa ambasadori aktual Johann Sattler do të zhvendoset në Mal të Zi.

Ndryshime të tjera të rëndësishme në postet diplomatike të BE-së përfshijnë emërimin e ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Rokas Michalis, një diplomat grek me përvojë të mëparshme në Meksikë.

Kjo lëvizje bën pjesë në përpjekjet e BE-së për të koordinuar politikën e saj të jashtme nëpër botë, duke përfshirë edhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...