34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni Europian ‘Gerbera-Arvoredo’: Arrestohen shqiptarë për grabitje në Portugali dhe Spanjë

Garda Civile në Spanjë dhe Garda Kombëtare Republikane në Portugali zhvilluan së bashku operacionin ‘Gerbera-Arvoredo’, të koordinuar nga EUROPOL, duke goditur një grup kriminal shëtitës që kryente grabitje me forcë në një zonë të madhe të Portugalisë veriore.

Operacioni nisi në nëntor të vitit 2021 dhe u finalizua faza e parë në shkurt të vitit 2022 me arrestimin e dy shqiptarëve në qytetin Vilanova de Cerveira. Në momentin e arrestimit u gjetën bizhuteri, para në dorë, pajisje celularë, dhe automjete të përdorura për grabitje.

Grabitësit zgjidhnin banesa në të cilat kishte objekte me vlerë dhe i fshihnin mallin e grabitur në zonën pyjore të Vilanova de Cerveira. Vlera e grabitjes arrinte në dy milionë euro.

Pas arrestimit të shqiptarëve, u identifikuan edhe dy vajza si bashkëpunëtore në provincën e Valencias në Spanjë. Operacioni Europian vazhdon të godasë dhe të arrestojë personat e përfshirë në aktivitetin kriminal në këtë zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...