28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Manchester City ekspozon trofetët e tyre prestigjioze në Shqipëri për herë të parë

Trofetët prestigjioze si Premier League, Champions League dhe FA Cup të fituara nga Manchester City janë ekspozuar për dy ditë radhazi në Shqipëri për të gjithë tifozët shqiptar.

Për admiruesit e futbollit guardiolian, trofetë janë ekspozuar sot nga ora 13:00 deri në 19:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) te kryeministria, dhe më pas më 18 prill në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania”.

Kryeministri Edi Rama ka bërë ftesë për të gjithë të interesuarit të vizitojnë trofetët në këto datë dhe kohë të caktuara.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t’i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Parada quhet ‘treble tour’, për shkak se përmban trofetët më prestigjiozë të fituara si Premier League, Champions League dhe FA Cup, si dhe trofetë e Superkupës së Europës dhe Botërorit të klubeve.

Ndërkaq, për të ardhmen, ka gjasë që Manchester City të jetë në Shqipëri për një ndeshje miqësore, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta që ka krijuar me tifozët shqiptarë. Megjithatë, ndërtimi i akademisë së klubit në Shqipëri është një hap më i rëndësishëm, që synon të evidentojë dhe rrisë talentet futbollistike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...