11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Italia e kërkonte për trafik kokaine, arrestohet 46-vjeçari pjesë e grupit kriminal

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi gjykata e Katanzaros në Itali ka caktuar “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Sipas policisë, grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018 ka trafikuar drejt Italisë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë. Ai u kap dhe u arrestua provizorisht në Kavajë për t’u ekstraduar në Itali, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e tij.

Më parë, më 17 korrik 2023, Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet për operacionin që zbuloi lidhjen midis eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian të Catanzaro, të akuzuar për një grup kriminal që synonte trafikun e paligjshëm të drogës, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Sipas konkluzioneve të hetimeve, Arkez Dibrani ishte në krye të organizatës, me qendër në Shqipëri, nga ku drejtonte trafikun e drogës, ndërsa Samuel Garuja ishte një nga personat që u ndihmua për shpërndarjen e drogës në Catanzaro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...