17.5 C
Tiranë
Saturday, September 28, 2024
spot_img

“Një vit sfidues ” Prokurori i Përgjithshëm raporton për vitin 2023

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka prezantuar raportin e vitit 2023 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke e cilësuar atë si një vit sfidues për shkak të hartës së re gjyqësore dhe vijimit të uljes së numrit të prokurorëve. Megjithatë, puna e profesionalizmi i prokurorëve, bashkëpunimi institucional dhe ndërinstitucional kanë dhënë rezultate të mira në punën hetimore.

Për vitin 2023, janë përgjuar afro 2500 persona dhe aktualisht prokuroria punon me 123 prokurorë. Përgjimi i komunikimeve elektronike ka qenë një mjet i rëndësishëm për sigurimin e provës në procedurat penale, duke u përdorur në 514 raste.

Numri faktik i prokurorëve në vitin 2023 ka qenë 198, duke treguar një mungesë prej 38% në krahasim me numrin organik prej 321 prokurorësh. Gjatë këtij viti, janë trajtuar 55,253 kallëzime, duke shënuar një ulje prej 9.4% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Gjithashtu, janë ndjekur 45,715 procedime penale, duke shënuar një ulje prej 5.2% në krahasim me vitin 2022. Ndër procedurat e ndjekura, 24,095 janë regjistruar për herë të parë, ndërsa 201 janë rifilluar. Janë mbartur gjithsej 21,011 procedime penale, duke shënuar një ulje prej 3.9%.

‘Gjatë vitit 2023 është përdorur përgjimi i komunikimeve elektronike nga prokurorët në fazën e hetimeve paraprake si mjet për sigurimin e provës në 514 procedime penale. Është realizuar përgjimi për 2675 pajisje fundore në përdorim të 2492 subjekteve ndaj të cilëve ishte lejuar përgjimi. Në total janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata dhe 456 urdhra/autorizime të prokurorit.

‘Në vitit 2023 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 198 (përfshirë dhe emërimet në korrik të 26 magjistratëve të rinj). Ky tregues evidenton strukturën faktike me 62 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 38 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: – 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 101 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (64 % e strukturës organike); 10 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 16 prokuror më pak krahasuar me numrin organik (38 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 6 prokurorë më pak se numri organik (65 % e strukturës organike).

‘Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55253 materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, që përbëjnë një ulje prej 5,2 % në krahasim me vitin 2022, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 6,2 % në krahasim me vitin 2022 dhe 201 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 70 % në krahasim me vitin 2022. Janë mbartur 21011 procedime penale me një ulje prej 3,9 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2022. Është vendosur mosfillimi për 9946 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 22,2 % në krahasim me vitin 2022.’- tha Çela.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT