23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Mbështetja e G7 për Ukrainën: Nënshkrimi i një solidariteti global për rimëkëmbjen

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për nevojat urgjente të financimit afatshkurtër dhe ato të rindërtimit afatgjatë. Gjermania do të organizojë një konferencë për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës në Berlin këtë vit, ndërsa Italia do të jetë mikëpritëse e një konference të ngjashme në 2025.

Të enjten, Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha ministrit të jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një takim dypalësh në Kapri të Italisë, ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës, se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar për të ndihmuar Kievin që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial nga agresioni i Rusisë, duke përfshirë sulmet e fundit ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Sulmet e fundit ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës kanë rritur shqetësimet për mundësinë e një aksidenti të madh bërthamor. Sekretari Blinken nënvizoi gjithashtu nevojën për një veprim urgjent nga Kongresi amerikan për të miratuar ndihmat për Ukrainën. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët pritet të hedhë për votim projektligjin mbi ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin që të shtunën.

“Në këtë kohë tensionesh, është një shenjë shpresëdhënëse që tani ka sinjale nga republikanët në SHBA se mbështetja për Ukrainën mund të vazhdojë me intensitetin e lartë”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një konference për shtypin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i jashtëm ukrainas Kuleba më vonë morën pjesë në seancën e ministrave të jashtëm të G7-së, i cili ishte i përqendruar në mbështetjen e Ukrainës.

Stoltenberg tha se aleanca po punon në mënyrë aktive për ta furnizuar së shpejti Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore. Në Uashington, ministrat e financave të G7-ës përfunduan bisedimet në sfondin e takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilat filluan këtë javë.

Në një deklaratë, ministrat e financave të G7-ës thanë se po punojnë me Bashkimin Evropian për të “siguruar mbështetje financiare të qëndrueshme” për të mbuluar një pjesë të nevojave financiare të Ukrainës deri në vitin 2027, duke përfshirë mbështetjen për investime dhe qasje në burime financiare.

“Ne përsërisim angazhimin tonë për të mbështetur nevojat afatgjata të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Ukrainës, të cilat Banka Botërore aktualisht vlerëson se mund të arrijnë në pothuajse 486 miliardë dollarë gjatë 10 viteve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të financave të vendeve të G7-ës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...