1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Stërvitja ushtarake në Serbi: Testohen dronë kamikazë në Prani të Presidentit Vuçiç

Serbia ka vazhduar stërvitjet ushtarake që prej 8 prillit, duke planifikuar sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë së saj. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të jetë i pranishëm, së bashku me komandantin e KFOR dhe përfaqësues të autoriteteve tjera në Serbi.

Gjatë stërvitjes së sotme, pritet të testohen edhe dronë kamikazë.

“Me ftesën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, do të marrë pjesë në Ditën e Zyrtarëve të Lartë, e cila organizohet me rastin e stërvitjes së Forcave të Armatosura të Serbisë ‘Whirlwind 2024’ të premten në terrenin stërvitor Pešter”, njoftoi KFOR. Stërvitja “Whirlwind 2024” zhvillohet me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të stërvitjes dhe aftësisë së komandave dhe njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Prej 8 prillit, ushtria serbe ka kryer stërvitje duke përdorur tanke, mjete të blinduara luftarake, artileri, sisteme kundërajrore, sisteme raketore antitank, dhe lloje të ndryshme të armëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT