13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Protesta e Opozitës para Bashkisë së Tiranës: Tensione dhe konfrontime me policinë

Një grup militantësh mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë protestuan sërish para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar heqjen e gardhit metalik. Në udhëheqje të tyre ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, si Flamur Noka, bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Konfrontimi me policinë u përshkallëzua, dhe militantët u përplasën me forcën policore.

Në një moment, disa protestues hodhën molotovë dhe tymuese drejt derës së bashkisë, duke dëmtuar godinën. Përforcimet policore tentuan të shuanin flakët, por përpjekja dështoi.

Protesta e opozitës u organizua pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës për dyshime për korrupsion. Me megafon, Tedi Blushi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë, sulmoi SPAK-un, duke akuzuar prokurorinë e posaçme për bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Veliaj. Blushi kërcënoi se nëse kryebashkiaku vazhdon të mbrohet nga SPAK-u, ata do të hyjnë në zyrat e tij për ta arrestuar, duke bërë thirrje për largimin e tij dhe të kryeministrit Edi Rama.

opennews.al

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur para bashkisë për të mbajtur qetësinë dhe për të parandaluar përplasjet e mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...