31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Një bisedë për të ardhmen e Shqipërisë: Edi Rama dhe Mark Marku diskutojnë për drejtësinë, korrupsionin, dhe sfidat politike”

Episodi i fundit i podcastit të kryeministrit Edi Rama nxjerr në pah një aspekt të papritur: kryeministri nuk është vetëm në rolin e intervistuesit, por edhe i intervistuar. Në një bisedë të gjatë me pedagogun Mark Marku, Rama shpreh mendimin se koha e drejtësisë politike ka përfunduar dhe shpalos arsyet përse do të kërkojë shqiptarëve besimin për një mandat të katërt.

Pjesë nga biseda:

Mark Marku: Do të shfaqesh pas një viti në zgjedhje, 3 mandate, me të mirat e të këqijat e tyre. Në një qeverisje të gjatë, disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt? A do të vazhdojmë kështu si deri tani apo do të bëjmë ndryshime?
Edi Rama: Kështu si jemi, do të vazhdojmë kështu. Përpiqem të mos e them asnjëherë ndryshe. Unë them po, ne mund të mos jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Nëse ndihem i kënaqur, nuk ka më motiv, prandaj në këtë aspect besoj dhe shpresoj se nuk jam në rrezik.

Ne e dimë që kemi probleme, është e kotë t’i mohojmë, por ne kemi dhënë këtij vendi një mundësi që nuk e ka pasur më parë. Një drejtësi që vepron e pavarur nga pushteti politik. Kemi pasur ministrash të pushkatuar edhe më përpara, por ka qenë me vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’i përballuar ata. Kemi një moment shumë të rëndësishëm të ndryshimit, sa është inkurajues dhe fragjil, dhe garantimi i paprekshmërisë së procesit është i domosdoshëm. Nga ana tjetër, lufta kundër korrupsionit nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve një solidaritet dhe kapacitet për ta luftuar…

Rama gjithashtu tregon se një fushë ku sheh mundësi për të punuar më fort, ku edhe korrupsioni është i përhapur, janë prokurimet publike.

Për të gjithë kritikat që ka marrë për sulmet e tij ndaj mediave dhe gazetarëve, Rama pranon disa gabime të veta. Në anën tjetër, Marku u ndal në situatën në PD, duke theksuar degradimin e opozitës dhe sugjeruar që lideri i saj, Lulzim Basha, të tregojë profilin e një lideri që qeveris.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...