31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Lezhë/ Vidhen kabujt elektrik pranë vendvarrimit te Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Lezhë, dëmtimi dhe vjedhja e pronës publike po bëhen një problem alarmant. Rasti më i fundit u shënuar gjatë natës së së premtes, më 19 prill 2024, në lulishten e re përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeu.

Një person u kap në flagrancë nga Policia e Rendit dhe ajo Bashkiake duke vjedhur kabullin elektrik të ndriçimit të këtij investimi të realizuar së fundmi.

Hajduti nga lagja “Gurra” u shoqërua në polici, ku po kryhen hetimet e nevojshme. Për të reaguar ndaj këtij rasti, kryebashkiaku Pjerin Ndreu publikoi një status në rrjetin social Facebook: “Vjedhja e kabujve elektrik është një histori e turpshme që qytetarë të papërgjegjshëm e bëjnë! Kjo ka sjellë shpesh probleme me ndriçimin dhe me mbarëvajtjen e punëve të tjera! Sot polica bashkiake dhe ajo e rendit bënë të mundur kapjen në flagrancë të një shtetasi nga lagjia ‘Gurra’, duke vjedhur kabullin elektrik të lulishtes së re dhe shatërvanit përballë vendvarrimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti! Turp!”

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...