27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/ Me një pistoletë lodër, grabitën 2 qytetarë dhe pikën e karburantit, arrestohen 3 të rinj në Vlorë

Dy të mitur dhe një 20-vjeçar janë arrestuar në Vlorë, pasi nën kërcënimin e një arme lodër kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti. Tre të rinjtë me një pistoletë lodër si silenciator në mesnatë i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve. Më pas me po të njëjtën armë lodër ata kanë grabitur xhiron ditore në një karburant. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “10 Korriku”. Në pranga ranë, A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Pas ngjarjes, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkroi se strukturat e policisë të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.

Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë janë kundërpërgjigjet më të mira ndaj atyre që tentojnë dhe guxojnë të kryejnë të tilla veprime kriminale si dhe rrisin akoma më shumë besimin e qytetarëve të Policia. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për reagimin në kohë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tre autorëve që nën kërcënimin e një arme imituese me silenciator, vodhën lekë e celularë dhe në ikje vodhën dhe xhiron ditore në një karburant. Nxis të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandalar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës”, shkroi Balla.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...