11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Gabim i madh shumë”, Olsi Bylyku reagon pas padisë nga Top Channel

Olsi Bylyku ka publikuar në Instastory një dokument ku njoftoi është hedhur në gjyq nga televizioni Top Channel për shkak të kunjave dhe thumbave kundër tij në lidhje me produksionin e “BBVA 3”.

Në një reagim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram, ai shprehet se avokati i tij do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke përmendur mundësinë e një çmimi prej 100 mijë eurosh nëse do të gjendet fajtor për shkaktim dëmi për emrin e institucionit.

Ai gjithashtu thekson se është gati të mbrojë emrin e tij dhe të tregojë se çfarë përfaqëson ai si artist dhe person.

Bylyku ndër të tjera shpreh kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me televizionin në të kaluarën dhe rrëfen se në këtë rast ndjehet keqtrajtuar. Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prindërit e mi, të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel. Sigurisht, me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje, ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj “Çmimin e madh” ( 100 mijë euro).( Posti që e nxora më datë 17 shkurt ku ju thashë se “shpresoj që nga eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit)”, shkroi ai.

Më tej, Olsi u shpreh:

“Për çdo njeri që do mund të hedhë hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e “Kimikatit “ në Top Channel dhe jam larguar për të shkuar në emisionin “BE Coffee” me të njëjtën pagë ,për t’i treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që “ngeci” në “Klanifornia” për arsye se “BE Coffee” u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni. Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll “Klanifornia”, besova në TV Klan dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda t’i refuzoja ftesën televizionit, ku u krijova si artist, Top Channel, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot, marr një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet, thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë, or miq”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...