33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Meta: “Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%”

Në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar fort djegien e mandateve, duke e cilësuar atë si një krim të madh. Ai gjithashtu ka shprehur dyshime për dy kompani izraelite që punonin kundër LSI-së, duke koordinuar me Lulin dhe Ramën.

‘Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite të cilat koordinonin bashkë kishin lidhje bashkë njëra për Lulin tjetra për Ramën të dyja kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Kam bërë gabim që kam fol vetëm me 2 deputetë, por duhet të kisha folur më të gjithë një më një. I thash Haxhinastos, që pse e dogje mandatin? Më tha mendova se ti ishe larguar. Por si morë jam larguar unë nga beteja. Me 4 mln shqiptarë plus. Me organizmin që sot fillon nga e para. Sot në darkë do të mblidhemi. Gjysma e partisë sot është në emigracion.’- tha Meta.

Meta u shpreh se kompanitë izraelite kishin ndikim të madh në numërimet e votave, duke u përpjekur për të zvogëluar përfitimet e LSI-së. Ai gjithashtu kritikoi strukturat e partisë për anëtarësimet e reja, duke iu referuar mesazheve të Stalinit dhe Leninit për organizimin e partisë.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar rëndësinë e organizmit dhe rritjes së numrit të anëtarëve të rinj në parti. Ai theksoi se në kohë kaq të trazuara për Shqipërinë, është e rëndësishme të ruhet identiteti kombëtar dhe të mos lejohen përpjekjet për ta shkatërruar atë.

Do mblidhemi në komision organizimi dhe do bëjmë bilancin sot dhe do ta fillojmë nga vetja kur vija politike është e qartë ka thënë Stalini faktor vendimtar për fitoren mbetet organizimi. Lenini pushteti merret ose humbet çdo ditë, ose i bën njerëzit për vete ose i largon. Pse gënjehet Ilir Meta me foto?! 1000 të rinj i mbledh Ilir Meta sot, jo vetëm 15 veta. Çdo kush nga që ka 15 vite plus në parti, duhet të kishte nga 15 mijë të rinj nga mbrapa. Nuk është e lehtë që në kohë kaq të trazuara kërkojnë të shkatërrojnë identitetin shqiptar.’- tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...