34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Incident në Sarandë: Polici bie pas defektit të Ashensorit, dërgohet tek trauma

Një oficer policie në Sarandë, Klement Bello, është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë pas një incidenti mëngjesin e sotëm. Duke dalë nga banesa e tij në lagjen nr. 4 të Sarandës, ai është aksidentuar te hyrja e ashensorit të pallatit. Bello ka hapur derën e ashensorit, por për shkak të një defekti, ashensori nuk ishte në vend, duke e bërë atë të rëndojë në një gropë 6 metra të thellë.

Si pasojë e rrëzimit, 63-vjeçari ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe mushkri. Fillimisht, ai është trajtuar në spitalin e Sarandës për ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ky nuk është rasti i parë i një incidenti të tillë në Sarandë. Në të kaluarën, ka pasur raste të ngjashme, si ajo e Refat Kolodashit, 55-vjeç, dhe një 17-vjeçari, të cilët kanë pësuar lëndime serioze ose kanë humbur jetën si pasojë e defekteve të ashensorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...