27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kumbaro: Siguria dhe standardet në turizëm prioritet për Shqipërinë

Në Konferencën Kombëtare “Për Sigurinë e Turizmit në Shqipëri”, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, prezantoi planet dhe masat për të garantuar sigurinë dhe standardet e larta në sektorin e turizmit.

Kumbaro njoftoi se 24 Qendra Shëndetësore sezonale do të hapen përgjatë këtij sezoni, duke shtuar se për herë të parë do të përdoren motoambulanca për reagime më të shpejta në raste urgjencash. Po ashtu, ajo theksoi rëndësinë e dezinsektimit për të mbrojtur turistët nga insektet dëmtuese.

Ministrja gjithashtu u fokusua në komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me turoperatorët, prefektët, dhe kryetarët e bashkive për të identifikuar dhe zgjidhur çdo problem në mënyrë efikase. Këto përpjekje janë pjesë e një strategjie për të garantuar një përvojë të sigurt dhe të kënaqshme për turistët.

“I kemi filluar takimet me turoperatorët, me të gjithë prefektët dhe me kryetarët e bashkive bregdetare me të cilët do të vijojmë të jemi në një komunikim të pandërprerë 24 orë për çdo problematikë. Do të vazhdojë komunikimi intensiv dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit përmes flotës së dedikuar të Policisë Kufitare për kontrollet mbi operimin e mjeteve motorike detare si skafe, motora uji, gomone, jahte etj. Kemi certifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar dhe askush nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin e turizmit detar dhe ujor nëse nuk do të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse, dhe kjo vlen edhe për hapësirat e tjera ujore, si liqeni i Pogradecit, lumi i Shalës apo Liqeni i Komanit dhe mjetet do të bllokohen nga Policia e Shtetit nëse operohet pa certifikimin në Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Nuk diskutohen prania e pangegociueshme e vrojtuesve të plazheve për çdo stacion si dhe gjithë sinjalistika orientuese për pushuesit. Ky detyrim është po aq i dosmodoshëm edhe për plazhet publike që menaxhohen nga bashkitë. Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të jetë gjatë gjithë sezonit veror në inspektim dhe me kompetenca të shtuara, pas ndryshime të fundit ligjore. Mund të anulohen edhe kontratat e stacioneve të plazhit dhe në mungesë të zbatimit të detyrimeve kthehen në stacione plazhi publike dhe menaxhohen nga bashkitë.”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Një tjetër masë kyçe është certifikimi i operatorëve të turizmit detar dhe ujor, duke kufizuar operacionet pa licencë në zonat bregdetare dhe ujore të Shqipërisë. Gjithashtu, inspektorët e plazheve do të jenë të pranishëm për të siguruar zbatimin e rregullave dhe standardeve për të gjithë operatorët.

Përveç kësaj, Kumbaro theksoi rëndësinë e sigurisë në eksplorimin e zonave të mbrojtura dhe malore. Ajo ftoi turistët të përdorin shërbimet e udhërrëfyesve të certifikuar për të shmangur incidente të panevojshme dhe për të ruajtur mjedisin natyror.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kumbaro premtoi që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të vazhdojë të monitorojë dhe të mbrojë standardet e turizmit në Shqipëri, duke e bërë sigurinë dhe cilësinë prioritet absolut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...