13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

‘Ju keni grisur rrregulloren e Kuvendit, sa herë që Rama akuzohet’, Bardhi përplaset ashpër në Kuvend

Në seancën e sotme plenare, përplasjet e ashpra mes palëve politike për episodin e publikuar në emisionin ‘Report” në Rai 3 u bënë dominuese. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, kritikoi qeverinë për bllokimin e debatit në Kuvend dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për t’u fshehur pas akuza të ndryshme. Ai kërkoi që Kuvendi të distancohet nga sjellja e kryeministrit ndaj televizionit publik italian Rai 3.

Në një replikë të ashpër, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi qeverinë për afera të ndryshme dhe theksoi se kryeministri mund të jetë hero për disa, por jo për të gjithë shqiptarët. Përgjigjen e mori nga ministrja Elisa Spiropali, e cila e akuzoi opozitën për manipulime dhe për t’u përfolur në media italiane. Ajo mohoi akuzat e opozitës dhe theksoi se qeveria po punon për të mbrojtur interesat e vendit.

‘Ju keni grisur rrregulloren e Kuvendit, sa herë që Ramës i duhet të përballet me akuza. Rama fshihet sa herë duhet të përballet me të vërtetën. Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj RAI3. Ky investigim nuk ka sulmuar Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës që ka treguar në këto 11 vjet se e ka fuqizuar krimin e organizuar dhe ka dëmtuar qytetarët e ndershëm.’- tha Bardhi.

‘Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne. Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera.’- tha Zhupa.

Episodi në RAI 3 solli edhe reagime nga figura të ndryshme politike, duke përfshirë edhe Kryeministrën italiane Giorgia Meloni, e cila tha se Shqipëria dhe kryeministri shqiptar u sulmuan vetëm për shkak të pranisë së tyre pranë Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka reaguar duke e konsideruar raportimin në RAI si një sulm ndaj Shqipërisë në kurriz të tij.

“Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa pak nga ajo baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht. Pasi shpikën e sajuan, prenë dhe qepën, çfarë dëgjojnë dhe mendojnë se shpik makthi i tyre i madh, tani kërkojnë hesap për të kuptuar atë që kanë dëgjuar. Bërtasin nga penxherja ne penxherja, nuk ka rëndësi përbaltja por të tregtohet nga shejtan budallenj. Këtu zë fill dhe marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Operacioni i gënjeshtrave e shpifjeve duke mashtruar autorët e atij programi që ranë pre e manipulimit të xhahilëve të vendit tonë. Nuk do kalem të shkruhet se kësaj radhe historia kokëpërmbyset. Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rai-n ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë Departamentin Amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-t 70 meleon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin”- tha Spiropali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

25-vjeçari gjendet i vdekur në Oslo/ Hetimi për lidhjet e prindërve me Epstein ngre...

0
Edward Juul Rod-Larsen, 25 vjeç, është gjetur i vdekur në Oslo, në një periudhë kur po zhvillohen hetime mbi kontaktet e dyshuara të familjes...

‘Tigra letre’/ Khamenei sulmon SHBA-në: prania e tyre sjell pasiguri në Lindjen e Mesme

0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes...

Trump rrit tarifat në 25% për automjetet nga BE/ “Nëse prodhojnë në SHBA, nuk...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për makinat dhe kamionët që importohen nga Bashkimi Evropian në masën...

‘Ishalla kështu vazhdon’/ Gimbo tregon takimin e Selin Bollatit me mamanë e tij: u...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka folur për marrëdhënien e tij me Selin Bollatin dhe një takim të rëndësishëm familjar mes tyre. I...

‘Një fundjavë si kauboj’/ Sydney Sweeney dhe Scooter Braun konfirmojnë lidhjen, romancë serioze mes...

0
Sydney Sweeney dhe Scooter Braun kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke ndarë për herë të parë momente së bashku në rrjete sociale. Aktorja 28-vjeçare,...