27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shpallja e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të jetë publike sot, më datë 4 Maj 2024, shkruan newsbomb.al. Departamenti i Shtetit, Programi për vizat amerikane njofton se pas mesditës, të gjithë aplikantët mund të kontrollojnë nëse janë shpallur fitues.

“Aplikantët e DV-2025 mund të kontrollojnë të dhënat e tyre të konfirmimit përmes lidhjes më poshtë duke filluar nga mesdita (EDT) më 4 maj 2024”, thuhet në njoftim.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë hedhur Lotarinë Amerikane, mund të klikojnë në link për të verifikuar statusin e tyre, nëse janë shpallur apo jo fitues të këtij programi që ju siguron mundësinë për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Sistemi do të jetë aktiv pasdreke, referuar kohës amerikane, dhe në Shqipëri verifikimi i të dhënave mund të nisë menjëherë pas orës 16.00 të kësaj të shtune, datë 4 Maj.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane u hapën më datë 4 Tetor dhe u mbyllën më datë 7 Nëntor 2023. Të gjithë qytetarët duhet të kenë të ruajtur kodin e konfirmimit dhe të plotësojnë saktë të dhënat e tyre, njëjtë si në formularin fillestar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...