10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kastrati Group investime të mëdha në TIA, Shqipëria e para në botë për transportin ajror

Shqipëria vazhdon të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore, që prej vitit 2019, viti kur pandemia goditi ndjeshëm këtë industri. “Airport Council International”, zhvillon një studim përmes të cilit mat rritjen e aeroporteve të vendeve të ndryshme, krahasuar me vitin 2019. Shqipëria kryeson këtë listë prej disa kohësh, ku muaji Mars 2024 kap shifrën rekord me një diferencë prej 233.3% krahasuar me muajin mars 2019. “Airport Council International” është një organizatë botërore për autoritetin e aeroporteve, që ka për qëllim unifikimin e praktikave dhe standardeve për të gjithë aeroportet e botës. Kjo organizatë është themeluar më 1991, me zyra qendrore në Montreal, Kanada dhe anëtarët e saj operojnë në pothuajse 2000 aeroporte. Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024, në TIA kanë udhëtuar mbi 2.7 milion pasagjerë, duke çuar në 65% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Me këto shifra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon edhe atë të Sofies duke u bërë një nga aeroportet më të suksesshëm në Ballkan. Tendenca për rritje si dhe shtimi i destinacioneve të reja përgjatë sezonit turistik, kanë rritur optimizmin e drejtuesve të aeroportit, të cilët parashikojnë një shifër që pritet të tejkalojë 9.3 milion pasagjerë, deri në fund të vitit 2024. Tashmë ka nisur faza e tretë e zgjerimit, përmes të cilit do të trefishohen sipërfaqet e terminalit. Gjithashtu, po punohet për zgjatjen e pistës dhe janë duke u shtuar edhe vend-qëndrime të reja për avionët, për të përmbushur kërkesat e linjave trans-oqeanike. Në muajin qershor të vitit 2023 përfundoi faza e dytë e zgjerimit dhe po punohet me ritme të shpejta për përfundimin e fazës së tretë ku do të shtohen rreth 50 000 m2.

Investimet e mëdha që Kastrati Group ka kryer në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, kanë sjellë një numër më i madh linjash ajrore, kontrata të reja, të shtohen destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës si edhe të vijnë më shumë vizitorë prej këtyre vendeve. Në 3 vitet e fundit Kastrati Group ka arritur të realizojë rreth 85% të investimeve që ishin parashikuar të kryheshin deri në vitin 2040 dhe mbi të gjitha dhe shumë investime të reja për të përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve në TIA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...