14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ministrja Elisa Spiropali reagon për tragjedinë në Shkodër: “Dhuna ndaj grave duhet të ndalohet me cdo kusht”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shpreh tronditjen dhe pikëllimin e thellë për humbjen e katër jetëve në ngjarjen e tmerrshme në Shkodër, ku Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke mësuar se përpos dhunës, ajo po ashtu tradhtohej nga bashkëshorti Erdgys Arrazi.

Spiropali thekson se fenomeni i dhunës ndaj grave është një problem që plagos shoqërinë dhe shtetin, duke shtuar se duhet të bëhet luftë kundër kësaj dhune në nivelin e emergjencës kombëtare.

Thellësisht e tronditur dhe pafundsisht e trishtuar për humbjen e katër jetëve të pafajshme në ujërat e Bunës. Tre ëngjëjt dhe nëna e tyre kanë humbur jetën në mënyrën më makabre. Dyshimet janë se dhuna e bashkëshortit dhe babait të familjes i ka çuar drejt vdekjes. Fenomeni i tmerrshëm i dhunës ndaj grave që plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, duhet të ndalet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Lufta ndaj kësaj dhune që merr dhe sakaton jetë grash dhe fëmijësh, duhet të ngrihet në nivelin e emergjencës kombëtare.

Duhet të zgjohemi të gjithë si njerëz, si shoqëri e si shtet. Të çohemi të gjithë kundër këtij fenomeni primitiv, sepse secila jetë është e çmuar dhe nuk mund t’i dorëzohet dhunës së verbër. Organet ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë duhet të jenë vigjilentë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo sinjali, informacioni, denoncimi apo gjykimi për raste të tilla. Drita e diellit nuk duhet të jetë privilegj për ata që dritën e jetës ua heqin çdo ditë viktimave të tyre. Sistemi ynë arsimor, media, politika, të gjithë duhet të bejnë më shumë për të ruajtur dhe lartësuar dinjitetin e grave, dhe jo të lejojnë të trajtohen lehtësisht si njerëz të dorës së dytë me gjuhë diskriminuese e seksiste, që brymos patriarkalizmin e sëmurë që ushqen dhunën”, shtoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...