30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Për herë të 6 protesta para Bashkisë së Tiranës: Dhuna dhe kërkesat për dorëheqjen e Kryebashkiakut

Një grup protestuesish, përfshirë rithemeluesit dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste, organizuan një protestë para Bashkisë së Tiranës, duke shfaqur aktet e dhunshme dhe kërkesat për largimin e kryebashkiakut Veliaj. Protestuesit përdorën akte të dhunshme duke hedhur molotovë drejt godinës së bashkisë, duke rrezikuar jetën e policëve në vendosjen e kordonit sigurues.

Në pamjet e siguruara, shihet që pjesëmarrja në protestë ishte e ulët, me një grup të vogël militantësh që përpiqeshin të thyenin rrethimin e sigurisë para bashkisë. Edhe pse një pjesë e protestuesve arritën të heqin barrierën metalike përreth bashkisë, policia përforcoi praninë e tyre për të shmangur situata më të rrezikshme.

Ndërkaq, një ndër policët humbi ndjenjat si pasojë e hedhjes së molotovëve dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Megjithatë, autoritetet arritën të shuanin zjarrin dhe të mbajnë situatën nën kontroll. Në këtë protestë nuk mungoi as Argita Berisha, e cila mbajti një bluzë me shkrimin “Lironi liderin e opozitës”, duke konfirmuar kërkesat për lirimin e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...