10.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Kryeministri Rama: “Nuk i çelte kurrë negociatat BE nëse nuk do kishim ndryshuar si dita me natën’

Kryeministri Edi Rama shprehet se ndryshimet në Shqipëri janë të dukshme dhe se BE-ja e njeh këtë progres. Ai thekson se Shqipëria ka kaluar në një fazë të re, duke i kapërcyer sfidat e mëparshme dhe duke u afruar më shumë me standardet evropiane.

Kryeministri pohon se lufta kundër korrupsionit është ende në proces dhe se ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme për të arritur integrimin në BE. Ai thekson se dokumentet e BE-së vërtetojnë arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, por shton se duhet të vazhdohet për të përmbushur standardet e kërkuara.

Deri këtu ne kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo pak. Nuk e them unë, këtë e thotë vendimi i BE për çeljen e negociatave për anëtarësimin, nuk i çelte kurrë BE nëse Shqipëria nuk do ishte ndryshuar si dita me natën, krahasimisht me atë çfarë ishte kur nuk i jepnin as statusin e kandidatit për BE, jo më ti hapnin dritën jeshile të negociatave. Flitet portal më portal sa keq është Shqipëria, por çfarë thotë procesi screening i BE. Nuk ka dokumente tjera ndërkombëtare, asnjë me objektivitet të pakonkurrueshëm si dokumentet e BE, për faktin e thjeshtë se janë me dhjetëra njerëz në Tiranë dhe Bruksel që punojnë çdo ditë të javës ne saktësi në mbledhjen, kuptimin dhe leximin e fakteve. Një dokument themelor siç rreshton gjithë problemet dhe sfidat, rreshton gjitha arritjet e Shqipërisë të padiskutueshme në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria e ka kaluar më të keqen dhe ka hyrë në një fazë të re. Është fakt i mbështetur në të dhëna objektive, që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në VBE, se s’ka qenë asnjëherë më parë shtet demokratik dhe europian më shumë se sot. Korrupsioni nuk është zmbrapsur aty ku nuk mund të jetë më një kërcenim i vazhdueshëm për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar përditë, duke i shtrënguar sot më shumë se kurrë radhët. Kjo do të thotë një për e përbashkët për një fuqizim të mëtejshëm të legjislativit, ekzkeutivit dhe gjyqësorit, por edhe për një harmoznim të domosdoshëm të punës së tyre në funksion të shtetit shqiptar përballë derës së be.

Duhen përafruar më shpejt ligjet tona me BE-në. Duhet rritur transparenca llogaridhënia kontrolli, që të forcojmë ligjin. Lufta frontale me korrupsionin mund të vazhdojë më gjatë se sa jam i bindur do të mbyllet me anëtarësimin tonë ne BE. Ne si PS na takon pjesa e luanit në këtë luftë. Na takon dhe pjesa më e madhe e kostove të pashmangshme politike të cilat na vijnë dash nga faturat e korrupsionit brenda nesh dhe dash nga faturat e baltës që hidhen ndaj nesh. Askush të mos ketë asnjë iluzion që gjendet dot në këtë vend një fuqi tjetër, fuqia e PS të ketë aftësinë kurajën që ta udhëheqë dhe fitojë betejën për shtetbërjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...