13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama: “Kush është i korruptuar s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin”

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë para ministrave dhe deputetëve se nuk do të tolerojë korruptimin në radhët e Partisë Socialiste. Ai theksoi se çdo zyrtar socialist që është përfshirë në korrupsion dhe ka probleme me drejtësinë nuk do të mbrohet.

Rama bëri një thirrje për bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur se të gjithë ata që punojnë për qëllime të përbashkëta do të gjejnë mbështetjen e tij. Megjithatë, ai bëri të qartë se ata që përdorin pushtetin për të përfituar në mënyrë të paligjshme do të përballen me gjykimin e drejtësisë dhe nuk do të mbështeten nga ai apo nga Partia Socialiste.

‘Rruga e jetës na bashkon për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia. Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap. Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura.

‘Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duna dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës.’- tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...