9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Projekt-Rezoluta për thellomin e reformave në Shqipëri drejt Anëtarësimit në BE: Thirrje për mirëqeverisje

Në një iniciativë të rëndësishme për të përshpejtuar procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kuvendi i Shqipërisë ka prezantuar një projekt-rezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë në 2030.

Rezoluta thekson nevojën për dialog politik dhe institucional, si dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve institucionalë për të përmbushur detyrimet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve për avancimin e reformave dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit, si dhe në përputhje me rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023 dhe Raportin Screening të Komisionit Europian, rezoluta synon të përqendrojë përpjekjet në thellimin e reformave për të garantuar një sistem të pavarur, transparent dhe efikas të drejtësisë, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe për respektimin e të drejtave të njeriut.

Për të arritur këto qëllime, Kuvendi angazhohet për të nxitur dialogun konstruktiv dhe bashkëpunimin midis institucioneve të pavarura dhe aktorëve të shoqërisë civile në vend, si dhe për të rritur rolin e tij monitorues dhe mbikqyrës në funksion të mirëqeverisjes dhe sundimit të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Rezoluta thekson gjithashtu nevojën për të forcuar zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimit të pasurisë publike, duke u bazuar në rekomandimet e BE-së dhe SHBA-ve.

Në fund, Kuvendi shpreh besimin në mundësitë e vendit për të përmbushur objektivat strategjike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030, duke u përqendruar në reforma thelbësore dhe forcimin e shtetit të së drejtës në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...