26.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Agron Gjekmarkaj Bulqizë , sulmon Ramën: “Teza e tij ishte drejtesia si fabul elektorale”

Agron Gjekmarkaj, anëtar i Kuvendit dhe njëherësh deputet i Partisë Demokratike, ndaloi tek adresimi i kryeministrit Edi Rama në një takim në Bulqizë. Ai shprehu dyshime për qëndrimin e Ramës, duke thënë se ai fliste si një opozitar i pashoqe dhe se premtoi të korrigjonte gabimet e një qeverie tjetër, jo të vetën.

Gjekmarkaj gjithashtu shprehu se Rama nuk e ka problem të shkarkojë ministra dhe drejtorë pa mbajtur vetë përgjegjësi morale.

Deputeti demokrat gjithashtu i bëri thirrje Partisë Demokratike dhe opozitës që të sjellin ndryshime. Ai tha se qeveria po bën çmos që të mbajë vendin në gjendjen aktuale.

Në këtë kontekst, Gjekmarkaj theksoi rolin historik të PD-së në vend dhe përfundoi se shoqëria shqiptare duhet të bëjë një zgjedhje: o të luftojë korrupsionin dhe të bëhet një shoqëri e lirë dhe demokratike europiane, ose të nënshtrohet dhe të humbasë perspektivën. Ai bëri thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë për PD-në për të ndryshuar gjendjen e vendit.

Sot kemi nje problem themelor, Kryetari i PD Sali Berisha eshte arrestuar. Nese ne fillim kishim ndonje iluzion se ky eshte nje problem vetem i sistemit te drejtesise sot jemi te qarte qe ky eshte nje problem madhor i ndergjegjes shoqerore sepse kur ndalet themeluesi i pluralizmit kerkohet asgjesimi i pluralizmit dhe lires. shoqëria shqiptare nuk duhet te bishtnoje duhet ta zgjidhe kete ngerc ne subkoshiencen e vet.

Te dashur demokrate ne nuk duhet ta humbasim krenarine se cfare kemi qene cfare jemi e cfare duam ti ofrojme Shqiperise!

Shume ka arrit Shqiperia me PD ne pushtet, lirine , shtetin e se drehtes, integrimin, NATO-n, levizjen pa viza, infrastrukturen moderne ! Ne duhet te flasim me njerëzit ! PD po ben denoncime te forta dhe ben detyren e saj por PD ka kapacitet shume me teper sesa denoncimet ajo po pergaitet oferten e saj per Shqiperine, per transformime ekonomike per rroga e pensione, me te larta, per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit, per permbylljen e procesit te integrimit qe ne nisem, per arsim e shendetesi dinjitoze per kthim te shqiptareve ne Shqiperi.

Ne Bulqize jetohet mbi pasuri mbi ar dhe minerale por Bulqiza eshte e varfer dhe ketu duhet te kerkojme falje te gjithe se falja ne ben me te mire dhe na ndihmon te jëmi me te vertete me qytetaret.

Sot degjuam per dy ore Kryeministrin i cili foli sikur ka 11 vjet ne opozite dhe po premton qe si rishtar do ndreqe gjerat e keqija qe ka bere nje qeveri tjeter jo ajo e atij. Teza e tij ishte drejtesia si fabul elektorale. Dikur ne sensin me pozitiv na u tha qe reforma ne drejtesi u mbeshtet , pat si kumbare faktorin nderkombetar! rama tha sot e bera une po qe do e le te lire qe te beje drejtesi te vertete! Natyrish ky spektakel e argeton, nuk i dhemb se leshon ca ministra dhe ca drejtore pa mbajtir pergjeqesi morale nderkohe qindra te tjere vjedhin te patrazuar dhe ushqejne sistemin qe korrupton voten e lire dhe jeten publike.

Shikoni kudo skandale ne bashki, ne ministri ne qeveri, para publik qe vidhet , paftesi qe na dhurohet, korrupsion qe ndyn gjithcka vete cilesine e jetes.

Kjo shoqeri duhet te beje nje zgjedhje o ta luftoje korrupsionin dhe te behet shoqeri e lire europiane e demokratike ose ti nenshtrohet atij dhe te humbse perspektiven. Kjo qeveri do beje gjithcka qe te mbetet e pandryshuar gjendja. Eshte detyra jone e shenjte t’i bejme ndryshimin , ku pas bashkimit te hapim PD, te flasim me njerzit, te nxisim me te miret intelektualet, profeaionistet , njerëzit e zakonshëm ti bashkohen politikes, ti japin Shqiperise fitoren qe pret duke vene ne prove Pd -ne duke i dhene asaj besim duke e mbeshtetur ne kete beteje sa historike aë edhebkunder tentakulave te historise!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT