27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha nga ballkoni : “Edi, ti dhe Olsi jeni peshkaqenë të pamëshirë”

Ish-kryeministri, i shpallur “non-grata”, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi Ramës, duke i akuzuar ata për të përfshirë hundët në çdo vjedhje të madhe në Shqipëri.

Berisha bëri fjalë në një aktivitet ku theksoi: “Edi Rama, shqiptarët kanë dëgjuar për zonjën Harabel, që bënte ekspozita në plehrat e Sharrës me paratë e djegësve, Velicën e Erion Veliajt. Po kanë memorie, pallatin në pajë 5-katësh në sheshin e pallateve, në kundërshtim me ligjin, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore, ndërtimore.”

Ai vazhdoi me akuza të tjera: “Erion Veliaj me soj e sorollop bashkë me drejtorët e tij ndan tendera, ndan dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Por mos harro se vetëm baxhanaku yt Fagu ka marrë së paku 120 tendera nga pushteti yt.”

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama, shqiptarët kanë dëgjuar për zonjën Harabel, që bënte ekspozita në plehrat e Sharrës me paratë e djegësve, Velicën e Erion Veliajt.

Po kanë memorie, pallatin në pajë 5-katësh në sheshin e pallateve, në kundërshtim me ligjin, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore, ndërtimore.

Është aktakuzë e tmerrshme për ty si gjobaxhiu më i shpifur i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Edi Rama, është e vërtetë se Erion Veliaj me soj e sorollop bashkë me drejtorët e tij ndan tendera, ndan dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Por mos harro se vetëm baxhanaku yt Fagu ka marrë së paku 120 tendera nga pushteti yt.

Vërtet Erion Veliaj u martua me paratë publike, por Edi ti i ke dhënë vëlla Olsit dhuratë 37 mijë metër katrorë tokë për bizneset e tij.

Ti vërtet u the edhe ata hajdutë janë, të shpifur janë, hajdutë si ata nuk ka parë Shqipëria, por kryehajdut si ti nuk ka Europa.

Edi Rama, ke vendosur në arrest Jamarbër Malltezin sepse ka marrë 410 metër tokë trashëgimi nga gjyshërit e tij të pushkatuar. Kurse ti nga ajo tokë ke plaçkitur 1500 metër me Bolinon tënd pikërisht nga ajo tokë.

Kurse ti mohon familjarin tënd, mohon thjeshtrën, vajzën e familjes, e cila në pushtetin tënd fiton me dhjetëra tendera. Dhe ligji të detyron ty o kryehajdut të deklarosh qindarkë për qindarkë fitimet e saj. Nuk ke deklaruar asnjë prej tyre.

Edi Rama, vërtet i bëre të djersijnë, i nxive dhe i sterrose hajdutët si në shpellën e Ali Babasë sot, falë atyre burrave dhe grave të guximshëm që përmbysin barrikadat.

Dhe u përpoqe të bësh edhe krahasime.

Të paraqitesh si luftëtar, të fshihesh pas fustanit të Olta Xhaçkës.

Nuk ke turp, u flet atyre sikur të kesh veshgjatë përpara, por shqiptarët të dinë se kush je ti.

A nuk je ti që mban në parlament deputeten që në shkelje të Kushtetutës ka marrë publike me dokumente të falsifikuara në Himarë?

E mbron sepse je bashkëaksionar me ta.

Ti dhe Olsi jeni peshkaqenë të pamëshirë, keni futur dhe fusni hundët në çdo vjedhje të madhe në këtë vend.

Nuk shpëton dot ti!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...