29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Administratori dhe inspektori i njësisë golaj në pranga për shpërdorim detyre

Administratori i njësisë administrative Golaj në Kukës dhe inspektori i IMTV-së janë arrestuar nga policia për dyshime të shpërdorimit të detyrave dhe lejimit të ndërtimit të paligjshëm. Ndërsa një shtetas tjetër është proceduar në gjendje të lirë në kuadër të të njëjtës operacion.

Policia ka njoftuar se operacioni “Reaction” ka finalizuar arrestimin e dy shtetasve të përfshirë dhe procedimin në gjendje të lirë të një të treti. Në të njëjtën kohë, tre shtetas të tjerë janë proceduar penalisht për ndërtimin e paligjshëm të objekteve.

Hetimet sugjerojnë se shtetasit kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has, duke shfrytëzuar detyrat e tyre zyrtare. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:


Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”.

Duke lejuar ndërtime të paligjshme, shpërdoruan detyrat si administrator i njësisë Golaj dhe inspektorë të IMTV-së, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, të cilët gjatë këtij operacioni, u konstatua se kishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Kukës, pas një hetimi disamujor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore:

-vuri në pranga shtetasit 40 vjeç, banues në fshatin Golaj, me detyrë administrator i njësisë administrative Golaj dhe 32 vjeç, banues në fshatin Vlahën, me detyrë inspektor i IMTV, njësia administrative Golaj;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për 3 shtetasit.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar ndërtime të paligjshme, në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has. Në vijim, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë të proceduar kishin ndërtuar objekte, pa leje, në këto zona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...