8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kurti: Kosova Nuk do të pranojë asociacionin si kusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të qartë se Qeveria e tij nuk do të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Në një mbledhje të Qeverisë në Prishtinë, Kurti theksoi se Kosova po ballafaqohet me një kusht të ri, që nuk ka lidhje me procesin e anëtarësimit në KiE.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg,” deklaroi Kurti.

Pas kërkesës së Francës dhe Gjermanisë për hapa drejt themelimit të Asociacionit, Kurti theksoi se Kosova nuk do të pranojë këtë kusht. Ai gjithashtu shprehu skepticizmin ndaj kërkesës së dërgimit të dokumenteve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa pranim zyrtar prej tyre, duke e cilësuar këtë kërkesë si absurde.

“Ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po e kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në gjykatën Kushtetuese të Kosovës…Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dokumente të cilat nuk i ka pranuar dhe të cilat nuk janë zyrtare. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, shtoi Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...