18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Vlorës

Prokurori i Vlorës, Erjon Shqarri, pësoi një seancë të lehtë dëgjimore të martën dhe u konfirmua në detyrë brenda ditës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Hetimi i Komisionit për Shqarrin, veçanërisht sa i përket pasurisë dhe figurës, ishin një përsëritje e hetimeve të mëparshme gjatë rivlerësimit të bashkëshortes së tij, prokurores së Durrësit, Anita Jella.

Megjithatë, sa i përket profesionalizmit, KPK kaloi Shqarrit barrë provash në hetimin e dy çështjeve, për të cilat ai diskutoi në seancë edhe me vëzhguesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs.

Procesi i vetingut të tij u krye nga një trupë e përbërë nga Suela Zhegu si kryesuese, Roland Ilia si anëtar, dhe Genta Tafa Bungo si relatore.

Erjon Shqarri nisi karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Vlorës.

Vendimi nr. 757, datë 9.4.2024, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 8.5.2024. Sot, më datë 8.5.2024, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...