23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Skandali në Forcën Detare të Shqipërisë: Presidenti Begaj dhe ish-ministrja Xhaçka pritet të arrestohen

Dosja e aferave në ushtri shumë shpejt pritet të shpërthejë në Prokurorinë e Posaçme, duke e hedhur dritën mbi emra “VIP”. Paralajmërimi erdhi nga profesori i njohur Pëllumb Pilinçi, i cili në një intervistë televizive tha se presidenti shqiptar Begaj dhe ish-ministrja Olta Xhaçka pritet të arrestohen për vepra korrupsioni, duke përfshirë edhe vjedhjen e pronës në bregdet.

Kapiteni i rangut të parë dhe ish-numri dy i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili ka denoncuar këto afera, ka dhënë detaje të tjera për implikimin e zyrtarëve të lartë. Sipas tij, kryeministri Rama nuk ka reaguar ndaj aferës së Porto Romanos, e cila po hetohet nga SPAK dhe në të cilën është i përfshirë edhe Bajram Begaj. Meçollari tregon se si Bajram Begaj, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Armatosur, u përfshi në dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës për investime private, duke cenuar gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Detajet

Nga ana tjetër edhe kapiteni i rangut të parë dhe ish-numri dy i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili është dhe personi që i ka denoncuar këto afera ka dhënë detaje të tjera për aferat e këtyre zyrtarëve të lartë. Ai thotë se kryeministri Rama ka komentuar një vendim gjykate për një pronë të kthyer, por nuk përmend aferën e Porto Romanos që po hetohet nga SPAK ku sipas tij është i përfshirë dhe Bajram Begaj. “KM Rama komenton një vendim gjykate për një pronë të kthyer. Por nuk komenton zënien dhe ndërtimin pa leje nga Porti MBM të pronës 5,2 ha të Forcës Detare pa asnjë letër në Porto Romano, si dhe moslirimin e saj prej tre vitesh, si nga Barjam Begaj dikur, por edhe Arben Kingji sot”, shprehet Meçllari. Ai shprehet gjithashtu se Rama ka harruar mbi pretendime për “sekuestron preventive” të SPAK-ut ndaj Bazës Detare te Limionit, Sarandë, por sipas Meçollarit, SPAK nuk harron. “Edi Rama nuk ka më pretendime për “sekuestron preventive” të SPAK-ut ndaj Bazës Detare te Limionit, Sarandë. KM Rama “harron”, po nuk harron drejtësia, se në këto 10 vjet ka ndëshkuar shumë nga ata që nuk pranuan ti bashkoheshin korrupsionit qeveritar. Por, nuk harrojnë as viktimat e korrupsionit qeveritar”, thotë Meçollari.

Roli i Begajt në “shitjen” e Bazës Detare të Sarandës

Meçollari ka treguar se si përfshihet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Bajram Begaj në dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës që lejoi fillimin e investimeve nga kompania private “Marina Bay Saranda” dhe siç shprehet gjykata u cenua gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare. 1. Shkresat nr. 4343/1, datë 19 gusht 2020, të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj që i ka kërkuar Forcës Detare t’i dorëzojë kompanisë “Marina Bay Saranda” pronën prej 26,5 ha, duke përfshirë dhe bazën detare të Sarandës prej 4 ha (prona nr. 696). 2) Shkresa nr. 1619, datë 12 mars 2021, të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj që i kërkon Forcës Detare ti dorëzojë kompanisë “Marina Bay Saranda” pronën prej 26,5 ha, duke përfshirë dhe bazën detare të Sarandës prej 4 ha (prona nr. 696). 3) Ka lejuar miratimin e Akt Marrëveshjen nr. 4389 prot., datë 10.12.2021 “Për dhënien e aksesit për fillimin e punimeve për ndërtimin e objekteve në interes të Komandës së Forcës Detare dhe lejimin për kalimin e mjeteve dhe të personelit që do të punojë për ndërtimin e dallgëthyesit në pronat në administrim të Komandës së Forcës Detare, Gjiu i Limionit Sarandë”. Firmosur nga ish-Komandanti i Forcës Detare gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia. 4) Ka lejuar Amendimin nr. 1, me nr. 724 prot., datë 4.3.2022 të Akt Marrëveshjen nr. 4389 prot., datë 10.12.2021. Firmosur nga Komandanti i Forcës Detare kundëradmiral Adnand Agastra. 5) Ka lejuar nxjerrjen e urdhrit të Komandës së Forcës Detare nr. 90, datë 12.3.2022, “Për krijimin e komisionit për dorëzimin e pronës nr. 696 (Baza ndihmuese), pronës nr.1271 (objekte të bazës ndihmuese) dhe pronës nr. 1272 (objekte të bazës ndihmuese), Gjiri i Limionit, Sarandë, në prani të administratorëve të shoqërisë Marina Bay Saranda SHPK. Firmosur nga Komandanti i Forcës Detare kundëradmiral Adnand Agastra. 6) Në maj 2021 mjetet e Komandës së Mbështetjes kanë ndihmuar Forcën Detare në largimin e materialeve nga baza ndihmuese Sarandë mbas dorëzimit të saj. Komanda Mbështetëse nuk mund të veprojë në interes të nje komande tjetër pa urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. 4 qershor 2022, Bajram Begaj zgjidhet President i Republikës”, shprehet Meçollari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT