9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Tragjedia në Shkodër: Bashkëshorti i pëfshirë në grupe krimale, i lakuar në vrasjen e Endri Mustafës

Pas tragjedisë së rëndë në Shkodër, ku Alma Arrazi mori veten bashkë me tre fëmijët e saj në lumin Buna, në media qarkulluan raportime të ndryshme lidhur me situatën familjare dhe të përfshirës së bashkëshortit të saj, Erdgys Arrazi, në lëvizje kriminale në zonën e Shkodrës. Por, përse Alma nuk denoncoi bashkëshortin e saj dhe pse nuk kërkoi ndihmë në polici apo në një organizatë jo-qeveritare?

Motra e Almës:

<“Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka dhe darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës dhe fëmijëve të motrës time”, rrëfen motra e Almës./em>

Ndërsa raportohet se bashkëshorti i saj është lënë në burg nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së saj dhe të fëmijëve të tyre, shqetësimet rreth lidhjes së tij me aktivitetet kriminale kanë shkaktuar pyetje të mëtejshme. Përshkrimi i motrës së Almës për shpenzimin e parave dhe situatën financiare të vështirë në shtëpi ka theksuar më tej ndjenjën e izolimit dhe mungesës së mbështetjes familjare për Almën.

Në kontekstin e një historie të mëparshme të përfshirjes së bashkëshortit të saj në ngjarje kriminale, duke përfshirë akuzat e tij në një rast të mëparshëm të vrasjes në qytetin e Shkodrës, një pyetje e madhe rreth rolit dhe implikimeve të tij në ngjarjen e tragjedisë së fundit mbetet për të zbuluar.

Rrëfimi i nënës së viktimës Endri Mustafa për të cilin ishte i përfshirë dhe burri i Almës:

“Ajo që mund të them është se autorët e vrasjes së djalit tim, Endri Mustafa, përveç Ergys Maljas, i cili e ka nxjerrë në pritë, janë edhe Edison Arrazi i njohur si ‘Coli’ dhe vëllai i tij Ergdys Arrazi, të cilët ekzekutimin e kanë kryer me urdhër të shtetasit Astmer Bilali. Kjo pasi Ergys Malja ka patur shumë hyrje-dalje tek familja Bilali, e cila jeton shumë pranë tyre”, ka dëshmuar Fahrije Alija.

“Endri ka punuar që 18 vjeç dhe është munduar gjithmonë të bëjë mirë për familjen dhe shoqërinë. Së fundmi, ai merrej me fajde dhe u jepte para borxh njerëzve dhe kështu siguronte të ardhura. Ai ka patur shumë shokë dhe njohje, si vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. Në dijeninë time, ai nuk ka patur konflikt me njeri. Me Ergys Maljan, nuk ka patur ndonjë afrimitet, pasi ai ka qenë sa gjysma e moshës së tij”, thotë ajo

Sfidat dhe çështjet komplekse të familjes Arrazi shfaqin nevojën për një hetim të thelluar për të zbuluar të vërtetën e plotë dhe për të ndihmuar në rikuperimin e drejtësisë për të gjithë të përfshirët në këtë histori tragjike.

Dosja hetimore për akuzën ndaj 2 vëllezërve Arrazi:

“Shtetasi Edison Arrazi, që akuzohet nga shtetasja Fahrije Alija, se ka qenë ai që shoqëruar djalin e saj Endri Mustafa ditën e ngjarjes për në zonën e Livadheve, si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e tij, për llogari të shtetasit Astmer Bilali, i ka mohuar këto akuza. Ai sqaron se nuk e njeh shtetasin Ergys Malja, si dhe natën e ngjarjes, pas orës 22:00, ai ka qenë në shtëpinë e tij. Dhe se me Endri Mustafën ka patur njohje rreth 6 muaj përpara ngjarjes, kur Endri ka blerë një tokë në zonën e Bypass-it, pranë një sipërfaqeje së tij të tokës. Duke qenë se në tokën e tij ka patur të hedhura inerte, në biseda e sipër, Endri i ka kërkuar t’i hidhte inerte edhe në tokën e tij, për ta ngritur në nivelin e rrugës. Pra, njohja dhe lidhja e tij me Endrin, ka qenë kryesisht kur ai shkonte tek toka”, thuhet në dosjen hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT