33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Anulo vizitën në Greqi”, Berisha thirrje Ramës: Diaspora të zbarkojë në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje kryeministrit aktual, Edi Rama, për të anuluar vizitën e paralajmëruar në Greqi për më 12 maj. Në një fjalim para mbështetësve nga shtëpia e tij, Berisha ftoi diasporën në një betejë për një qeveri teknike. Akuzat e tij kundër Ramës për korrupsion dhe mungesë përgjegjësie shfaqin tensionin në skenën politike. Berisha shprehet me zjarr për të kundërshtuar qeverinë aktuale dhe fton opozitën dhe diasporën në një betejë për transformim politik.

Edi Rama, beteja është me ty mbi të gjitha.
Beteja jonë është e pathyeshme.
Beteja jonë ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që ti po e shfaros me vjedhjet, plaçkitjet që po i bën çdo ditë.
Çfarë u thua ti nënave dhe motrave shqiptare që u kë përzënë adoleshentët, fëmijët e tyre, më shumë se lufta civile në çdo vend tjetër përveç Sirisë?
Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua?
Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria?
Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.
Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar.
Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë.
Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin.
Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.
Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion.
Mos harro se ata janë atje sot se vendi i tyre, parajsë e Zotit nga burimet, është shndërruar në tokë të ndaluar.
Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato.
Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua?
Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh.

Mendon se do paraqitesh si patriot, po ty të dinë të gjithë, ti je një antishqiptar që më shumë se ç’të ka thënë publicisti i njohur gjerman, ti je Pashiqi i Tiranës.
Ndaj dhe ftoj diasporën, ftoj emigracionin, të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit.
Në betejë për qeverinë teknike.
Në betejë për fitoren e opozitës.
Në betejë për shtetin ligjor.
Për të drejtat njerëzore.
Për trefishimin e rrogave.
Për Shqipërinë drejt Europës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...