19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Skandal në Tiranë: Një i ri arrestohet pasi dhunoi nënën në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetas ka dhunuar në mes të rrugës një të moshuar. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit, ku e moshuara po sulmohet nga djali i saj. Ai ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Në pamjet tronditëse, ai kap prej flokësh të nënës së tij dhe e dhunon. Pas publikimit të pamjeve, policia ka arrestuar 36-vjeçarin dhe e ka akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”, duke e vendosur në arrest shtëpie.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...