25.5 C
Tiranë
Friday, September 27, 2024
spot_img

“Nuk kam mashtruar askënd”,Ministri Manja përgjigjet në interpelancë lidhur me Amnistinë Penale

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar në interpelancën e drejtuar nga Partia Demokratike për amnistinë penale. Manja theksoi se asnjë zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion nga Gjykata Kushtetuese nuk ka përfituar nga amnistia. Ai gjithashtu specifikoi se vetëm 8 të dënuar nga GJKKO janë liruar me amnisti dhe se ata nuk janë simbole të korrupsionit.

Ministri theksoi se amnistia ishte një akt ligjor dhe që vendimi për të miratuar këtë ligj ishte prerogativa e Kuvendit dhe jo e tij ose e qeverisë. Ai gjithashtu shprehu qëndrimin e tij se amnistia duhet të kishte qenë më e gjerë dhe shtoi se ndryshimet në ligj janë diskutuar dhe mirëpritura në komisione.

Manja argumentoi se amnistia ka qenë e butë dhe se ka përfituar prej saj një numër i kufizuar prej 8 personash të dënuar nga GJKKO. Ai gjithashtu raportoi se amnistia ka ndikuar në lirimin e 4918 të paraburgosur dhe të dënuar.

Në fund, ministri shprehu gatishmërinë për të ofruar më shumë sqarime dhe për të përgjigjur pyetjet e deputetëve, duke theksuar që ligji u zbatua në përputhje me standarde dhe nevojat e vendit.

“Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente. Nuk ka asgjë urgjente, është një ligj që u votua në Kuvend. Përmende dy agjenci mediash, por sot flasin institucionet se amnistia zbatohet nga institucionet. Mediat kanë misionin e tyre, por institucionet kanë peshën e zbatimit të ligjit. Pr.ligji dhe qëndrimi politik i qeverisë është pasqyruar në draftin dhe relacionin dhe drafti i depozituar në Kuvend, siç e do respekti ndaj ligjit dhe rregullores është konsultuar me të gjitha organet e drejtësisë. Amnistia është kompetencë e Kuvendit dhe jo KM, aq më pak e ministrit. Ministri mban përgjegjësi politike për draftin, por jo për ligjin që voton Kuvendi në sovranitet të plotë.

Nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë, për të mos amnistuar asnjë zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion. Ata që kanë përfituar me ulje dënimi të dënuar nga GJKKO, për veprat penale shkelje e barazisë në tenderë, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës, që do i pasqyroj me emra, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. Ndryshimet janë diskutuar në komisione, edhe amendamenti i Bardhit ka marrë dakordësinë e ministrisë, janë bërë diskutimet në Komisione dhe 116 deputetë dhanë votën pro kësaj amnistie. Nëse doni mendimin tim si Ulsi Manja, po kjo amnisti në raport me nevojat dhe garantimin e standardeve, kjo amnisti është e butë. Do duhej të ishte më e gjerë se çfarë ishte. Sot që flasim edhe pse është zbatuar, janë 4918 të paraburgosur dhe të dënuar”, tha Manja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT