33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Deputeti Socialist Xhafaj mbështet Transportin e Gjelbër në Tiranë

Në mbështetje të nismës së Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër, deputeti socialist Fatmir Xhafaj u shpreh nga Kuvendi se ka besim te ekipi i Bashkisë dhe specialistët që kanë punuar për këtë projekt.

Ai theksoi se Tiranë është më e zhvilluar sot, falë përpjekjeve të Bashkisë dhe ekipit drejtues, duke krahasuar me disa vjet më parë.

Xhafaj tha se marrëveshja me KFW hap një faqe të re në infrastrukturën urbane dhe në shërbimin ndaj qytetarëve, duke lehtësuar lëvizjen përmes transportit të shërbimit publik.

Deputeti nënvizoi se vota për këtë projekt do të thotë votë për lehtësimin e shërbimit të transportit publik dhe për një mjedis më të mirë dhe më të shëndetshëm për banorët e Tiranës.

“Ti thuash PO këtij projekti do të thotë ti thuash PO lehtësimit të shërbimit të transportit publik në akset kryesore të qytetit, ti thuash PO cilësisë më të mirë të jetës së qytetarëve që e mbështesin lëvizjen e tyre, te ky lloj shërbimi. Ti thuash PO këtij projekti të lëvizjes vetëm me autobus elektrik do të thotë ti thuash PO një mjedisi më të mirë dhe më të shëndetshëm të banorëve dhe fëmijëve të këtij qyteti. Ne duhet t’i shprehim mirënjohjen qeverisë gjermane për mbështetjen financiare ndaj këtij projekti kaq të mirëpritur prej nesh. Qeveria gjermane është një nga donatorët dhe financuesit kryesorë të shumë projekteve të zhvillimit, projekte që kanë rezultuar shumë të suksesshme në disa aspekte, falë edhe faktit që strukturat e tyre ndjekin me rigorozitet maksimal cilësinë dhe efektshmërinë e projekteve të financuara prej tyre. Ndaj, vota PRO është edhe një shprehje mirënjohjeje ndaj këtij partneri të rëndësishëm për mbështetjen që jep, por edhe për besimin që shpreh ndaj institucioneve tona”, deklaroi Xhafaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...