7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Jorida Tabaku akuzon qeverinë: Ofertat e Rames për luftën kundër korrupsionit janë maska për të fshehur sistemin e korruptuar

Demputetja demokrate Jorida Tabaku theksoi në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë se ofertat e kryeministrit Rama për një komision ad hoc në luftën kundër korrupsionit janë vetëm një maskë për të fshehur sistemin e korruptuar të qeverisjes së aktualës.

Ajo argumentoi se Shqipëria po përjeton një moment kritik, jo vetëm në historinë e saj si shtet demokratik, por edhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. Në vend që të ecë përpara drejt BE-së, vendi po humbet shanset e tij, duke u përballur me një sistem të korruptuar dhe një kulturë të korrupsionit që ka ngulitur rrënjë.

Tabaku theksoi se krijimi i SPAK-ut, strukturës së re për hetimin e krimeve të rënda, ishte një fitore e opozitës demokratike, dhe jo një kërkesë e mazhorancës socialiste. Ajo rikujtoi se socialistët kishin propozuar një Byro Hetimi të re nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme, por opozita e kundërshtoi këtë propozim dhe e promovoi krijimin e një strukture të pavarur si SPAK.

Megjithatë, ajo akuzoi qeverinë se nuk e ka mbështetur SPAK-un dhe nuk ka treguar vullnet për të luftuar korrupsionin. Në vend të kësaj, qeveria ka përdorur SPAK-un për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur interesat e saj të korrupsionit

Ajo u shpreh se SPAK është një krijesë falë luftës së PD duke rikujtuar që në të vërtetë qeeria socialiste kishte kërkuar një BKH nën hyqmin e ministrisë së rendit dhe qeverisë

Sot Shqipëria ndodhet në një rrugë kritike, jo vetëm në historinë tonë si një shtet demokratik, por gjithashtu dhe më ardhshmërinë në projektin e BE-së. Një rrugëtim që nuk është thjeshtë një pikë arritjeje, por një proces që është zgjatur duke u shtyrë në kohë që fatkeqësisht shqiptarët sot janë duke ikur këmbëve. Ndërkohë që ne na kanë lënë sfidën ta ndërtojmë Europën këtu”
“E vërteta që dua ta rikujtoj është që SPAK-u nuk ka qënë asnjëherë kërkesë e socialistësve. Në këtë sallë, mazhoranca socialiste ka kërkuar krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda Ministrisë së Brendshme atëherë, nën varësinë dhe tutelën e Ministrisë së Rendit dhe të Qeverisë. Ndërkohë që ka qënë i vetmi ligj, pasi u ndryshua me mbështetjen e partnerëve, i cili u votua dhe nga opozita. Është po e njëjta qeveri që menjëherë pas krijimit të SPAK-ut, shkoi dhe e bombardoi me qindra dosje të OFL-së. E mban mend njeri OFL-në sot? Një veprim dhe përpjekje e kalkuluar politike për të mbrojtur interesat e mazhorancës tashmë të zhytur në korrupsion që kërkon pushtetin jo për ta luftuar atë, por si një proces politik për ta pranuar më në fund që ky realitet po ndodh.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT