12.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Erion Braçe akuzon opozitën për korrupsionin para 2013: ‘Korrupsioni ishte i përgjakshëm, ndërsa drejtësia mungonte’

Erion Braçe ka folur me tone të forta në drejtim të opozitës, për kohë kur ato ishin në pushtet para 2013, në lidhje me korrupsionin shtetëror dhe mungesën e drejtësisë. Deputeti i Partisë Socialiste, nga foltorja e Kuvendit tha se para vitit 2013 nuk gjen një ministër, kryetar bashkie, apo edhe kryeplak të hetuar nga drejtësia pasi ishte e kapur politikisht.

Braçe tha se qeverisja Berisha ecte me ‘moton’ vidh duke vrarë, e vrit për të vjedhur’, ndërsa tha se nuk bëhej fjalë për një vepër të 5D por për një strukturë 1F, duke ju referuar familjes së Sali Berishës.

‘Korrupsioni deri në 2013 ka qenë i përgjakshëm dhe ka marrë jetë, jo për shkaqe ekonomike, por fizike njerëzisht. Ka marrë jetë njerëzish përfshira gra shtatzëna dhe fëmijë në bark të nenave. Korrupsioni ishte shenja më e qartë, materializmi i strategjisë vidh duke vrarë dhe vrit për të vjedhur. Nuk ishte vepër 5 D, por strukturë 1F, familja. Korrupsioni ishte i përgjakshëm, dhe i pa ndëshkueshëm. Nga 2017 e këtej, korrupsioni prezent, por i hutueshëm i dënueshëm në shumë nivele.

Është e vështirë ta përtypësh këtë që po ndodh. Më tregoni një ministër, një kryetar bashkie, një kryeplak, që keni marrë ju përfshi edhe ata në Himarë që kanë grabitur toka nga mëngjesi në darkë. Ky është ndryshimi kultural që po ndodh. Është ngulitur në kokë kjo që ne jemi të paprekshëm. Na mbron ai nuk ka si ai, ai për të na mbrojt ne vrau, në mes të bulevardit. Kjo diferencë kulturash, nuk mund ta kuptoni ju. E keni të ngulur gozhdën në kokë, sikur jeni të paprekshëm, s’duhet të na thërrasë njeri. Ne nuk jemi të barabartë para ligjit. Janë pjekur të gjatë 26 veta. Për 21 janarin ende nuk ka drejtësi. Për privatizimin e ALB

Janë 8 ndërmarrje të tjera, ku kanë rënë me kokë dy oligarkë nga ata që kishit ju dhe vazhdojnë të bëjnë biznes dhe që e kanë vjedhur CEZ.’– tha Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...