20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Eurovision/Shqipëria performoi sot, Besa e dyta në garë me ‘Titan’, por nuk u kualifkua per finale

Këngëtarja Besa Kokëdhima pavarësisht një performance dinjitoze nuk arriti të çoj Shqipërinë në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë aktualisht dihen 16 finalistët, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e dytë që ishin: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Besa Kokëdhima ishte e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Kënga e saj “Zemrën n’dorë” triumfoi në Festivalin e Fundvitit përmes votave të publikut, propozohet në Festivalin Europian të Këngës me titullin “Titan”.

Me poezi të Rozana Radit dhe Petrit Sefajt, sillet historia e një zemre të lënduar që rimëkëmbet.

Në versionin e ri në anglisht, përfshin një serë bashkëpuntorësh krahas Kledi Bahitit (ka bërë muzikën) dhe producentëve ndërkombëtarë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ.

Shqiptarët (apo edhe të huajt) që jetojnë në një nga 37 shtetet pjesëmarrëse në kompeticion, mund të votojnë Besën me kodin 02.

Në finale, që mbahet në 11 maj, do të kalojnë vetëm 20 shtete (Vendet e gjysmëfinales së parë të 7 majit janë; Serbia, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Ukraina, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu) Këtyre të fundit do t’u bashkohen edhe 5 finalistët e edicionit të kaluar si dhe Suedia, si vend mikpritës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...