17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vdekja e dy ukrainaseve, 2 ditë më parë shkuan për të blerë ilaç për ankth, e kafshuan në dorë dhe ikën

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë dezavuojnë dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhov, të gjetura të vdekura në një apartament të marrë me qira ditore në rrugën e Dibrës.Dy ukrainaset, 2 ditë më parë, kanë kërkuar të blejnë në një farmaci ilaçin, Xanax. Por, farmacistja nuk ka pranuar që ta shesë këtë ilaç pa recetë.

Duke qenë se nuk e morën, njëra prej ukrainaseve ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Farmacistja ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur, por dy vajzat ukrainase nuk janë lokalizuar për 48 orë, ndërsa sot u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre.

Por çfarë është ilaçi Xanax që kanë kërkuar dy ukrainaset? Ky lloj ilaçi, tabletë me kokrra, përdoret zakonisht për të trajtuar ankthin dhe depresionin. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’. Por përdorimi i tij me doza të mëdha mund të çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, gjendje kome ose mbidoza e tyre në disa raste shkakton edhe vdekjen.

Marrja e këtij ilaçi sjell efekte si relaksi, qetësia, përgjumje. Por në disa vende të botës ky lloj ilaçi është kthyer në një problem, sidomos në SHBA pasi renditet në 10 barnat kryesore që shkakton vdekjen, pasi njerëzit e përdorin me doza të mëdha. Efektet e këtij ilaçi largohen pas 8 deri në 12 orë pas konsumimit. Ky ilaç ndonjëherë mund të shkaktojë varësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...