34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Grabitet çifti italian në Vlorë, autori thyen xhamin e makinës dhe merr kuletën e sende me vlerë

Një çift italian ka rënë pre e grabitjes në Lungomare të Vlorës ditën e sotme, 10 maj. Autori dyshohet se ka ndjekur çiftin italian dhe në momentin që kanë parkuar në zonën e Lungomares, ai thyer xhamin e makinës së ndaluar dhe ka grabitur kuletën dhe sende me vlerë rreth 2500 euro.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e tij.

Deri më tani në polici janë shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...