24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Dikur i burgosur, ja mardhënia që kishte Erdgys Arrazi me familjen e tij

Erdgys Arrazi ndodhet në paraburgim në burgun e Reçit, i akuzuar për “shkaktim të vetëvrasjes” pas një tragjedie të rëndë që tronditi Shkodrën më 2 maj, ku Alma mbyti fëmijët e saj në lumin Buna dhe më pas u vetëhodh.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa pritet që të dalin rezultatet e analizave toksikologjike të bëra ndaj trupave të të ndjerës dhe fëmijëve të saj. Hetuesit po presin gjithashtu një akt të dytë nga policia shkencore mbi telefonin e Arrazit, i cili dyshohet se ka fshirë çdo lloj komunikimi me bashkëshorten e tij. Hetuesit shpresojnë të rikthejnë bisedat për të hetuar më tej rreth mundësisë së kërcënimeve psikologjike dhe kanosjeve verbale që mund të kenë ndodhur.

Gjatë kohës së mëparshme që Arrazi ka qenë i paraburgosur për vepra të tjera penale, siç është prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kartela e tij në burg tregon se ai ka marrë pjesë në programe rehabilituese dhe ka ndjekur trajtime individuale si “aftësimi social” dhe “prezantimi i të menduarit”. Gjatë asaj periudhe, ai kishte realizuar tre biseda me familjen përmes Skype dhe kishte pasur vetëm një takim fizik me ta, ku deklaronte se marrëdhëniet me familjen ishin të mira dhe të qëndrueshme.

“I paraburgosuri mban kontakte me familjen sipas mundësive social-ekonomike, ku për këtë periudhë 2-mujore referuar regjistrit të bisedave me familjen, rezulton se ka realizuar 3 biseda skype, konkretisht, datat 1-8 prill deh 6 maj. Me familjarët ka zhvilluar 1 takim fizik me familjen në datën 24 maj. Pohon se me familjen ka marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme”-thuhet në kartelë.

Ky rast vazhdon të mbajë vëmendjen e opinionit publik dhe të autoriteteve, të cilët po përpiqen të zbulojnë të vërtetën pas kësaj tragjedie të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...