18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Homazhe në Fier për policin Novruz Cenalia, vrarë tragjikisht në detyrë

Në Fier, sot zhvillohen homazhe për efektivin e policisë së forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, i cili u vra në mënyrë tragjike mesditën e së hënës. Ceremonia po mbahet në hollin e Teatrit Bylis, ku qytetarë, familjarë, kolegë dhe autoritete janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në homazhe morën pjesë edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, duke treguar solidaritetin dhe respektin e institucioneve shtetërore për humbjen e një anëtari të shërbimit publik.

28-vjeçari Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz. Ai u vra pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mërnica, i cili aktualisht është në arrati. Forcat e policisë dhe ato speciale RENEA kanë vazhduar kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes, duke zgjeruar zonën e kërkimit në disa qytete të jugut të vendit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje të madhe në komunitetin lokal dhe më gjerë, duke sjellë në vëmendje rrezikun dhe sfidat me të cilat përballen efektivët e policisë në kryerjen e detyrës së tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...